Zyra e jashtme për çështje kriminalistike në Kërçovë ka ngritur kallëzim penal kundër Sh.J (56) nga fshati Zajas i Kërçovës për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “rrezikim të sigurisë”.
“Sh.J arsimtar në shkollën e mesme komunale “Drita” në Kërçovë më 31.10.2017 në ora 17:99, në zyrat e drejtorit, pas një debati verbal i është kërcënuar se do ta vrasë me pistoletë, nëse nuk e zgjidh problemin e tij”, theksojnë nga MPB-ja.
Ata më tej shtojnë se po ndërmarrin masa për zbardhjen plotë të rastit./Telegrafi/