Sot nuk ka të infektuar të rinj nga Kovid-19 në Kërçovë, ndërsa katër persona janë shëruar, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve nga Kovid-19 në komunën tonë është 269 persona, prej të cilëve 66 janë aktivë, 191 janë shëruar dhe 12 persona kanë ndërruar jetë, informoi kryetari dhe udhëheqësi i Shtabit të Krizës në Komunën e Kërçovës, Fatmir Dehari.
“Edhe të dhënat e sotme flasin se kemi ulje të rasteve aktive në Kërçovë”, tha Dehari.
Ai iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rekomandimin e dhënë nga institucionet kompetente shëndetësore.