Site icon Telegrafi

Kërçovë, digjen dhjetë hektarë pyje

Rreth tetë hektarë pyje prej lisi dhe dy hektarë pisha u dogjën dje nga një zjarr mbi fshatin Kolibar të Kërçovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas MPB, zjarri ka shpërthyer në orën 14:10, ndërsa është shuar në orën 18 prej ekipeve të QMK – Kërçovë, NJKZ – Kërçovë, Ekonomisë së pyjeve “Lopushnik” dhe banorëve të fshatit, njofton AIM.

Ekspertizë është bërë prej orës 19 deri në orën 20:00. /Telegrafi/

Exit mobile version