Telegrafi

Kërçova me rastin e parë me të infektuar me Covid-19, personi me muaj s’ka qenë në qytet

Kërçova ka shënuar rastin e parë e të infektuar me coronavirus.

Kërçova ishte ndër vendet e rralla në Maqedonia që nuk kishte aspak raste. Personi i infektuar disa muaj nuk ka qenë i pranishëm në qytet ndërsa nga Shtabi i Krizës në Kërçovë për ‘360 gradë’ e vërtetuan informacionit duke thënë se personi është në vitet e 30-të dhe me vendbanim në Kërçovë ndërsa për disa muaj s’ka qenë në qytete, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bëhet fjalë për një djalë që ka punuar në anije në një nga vendet evropiane dhe dje është kthyer në vend, përmes protokolleve për kthimin e shtetasve tonë. Sipas rregullave, ai është dërguar në karantinë shtetërore, dhe është dërguar në hotel në Shkup dhe ende ndodhet në izolim. Ai dje është ankuar se ka kollitje ndërsa rezultati i testit ka qenë pozitiv”, shprehen nga Shtabi i Krizës.

Gjendja shëndetësore e tij mbetet stabile./Telegrafi.