Moti i ligë me reshje të mëdha shiu dhe vetëtima sonte e kanë kapluar Maqedoninë Perëndimore, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Moti i ligë me vetëtima dhe shi të vrullshëm e ka kapluar Gostivarin me rrethinë dhe Kërçovën. Derisa në Gostivar situata është e qëndrueshme dhe pa ndërlikime, rruga kryesore e qytetit të Kërçovës e cila është pjesë e rrugës magjistrale Kërçovë-Ohër është nën ujë, ndërsa një numër i madh i automjeteve kanë ngecur dhe të lënë në autostradë.
Për shkak të sasisë së madhe të ujit të shiut dhe për shkak të vështirësimit të komunikacionit, policia rrugore e drejton komunikacionin në drejtim të Ohrit./Telegrafi/