Glenn Pannell nga Kent i Anglisë, derisa po hidhej në trampolinë, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në shtëpizën me xhama, ku fqinjët e tij kultivojnë perime.
Burri 39-vjeçar, që si fëmijë ka qenë shumë i aftë në këtë lojë, ka dashur të tregonte aftësitë në rrotullim, por gjërat nuk shkuan si duhet, transmeton Telegrafi.
“Po pushoja me miqtë, kur pashë fëmijët që luanin dhe desha t’ju tregojë se si bëhet më së miri”, ka thënë Pannell lidhur me rastin.
Për pasojë, ai ka marrë lëndime të lehta në kokë dhe shpinë, si dhe duhet t’ju kompensojë fqinjëve shtëpizën e dëmtuar në tërësi. /Telegrafi/
https://youtu.be/HMZ3zamfFAU