Telegrafi

Kërcimi i mysafirëve dhe dhëndrit e bëjnë nusen të shpërthejë në lot (Video)

Benjamin dhe Aaliyah Armstrong, nga Auckland në Zelandën e Re, shkëmbyen betimet e tyre në një ceremoni ekstravagante gjatë fundjavës, transmeton Telegrafi.

Videoja tregon të porsamartuarit duke qëndruar krah për krah derisa më të dashurit e tyre po kryenin një valle ceremoniale lufte Maori.

Me rrotullim të syve dhe gjuhët e nxjerra jashtë, performanca nuk ka zgjatur shumë deri në përfshirjen edhe të çiftit.

Videoja përfundon me çiftin duke përqafuar të ftuarit.

Armstrong u ka thënë medieve se Haka ishte realizuar në dasmën e tij për të vazhduar traditën e kulturës Maori.

Haka është një britmë lufte tradicionale stërgjyshore, valle, apo sfidë nga populli Maori i Zelandës së Re. Kjo është një valle e realizuar nga një grup, me lëvizje të fuqishme të këmbëve dhe ritmike.

Haka të luftës janë kryer fillimisht nga luftëtarët përpara një beteje, duke shpallur forcën dhe nivelet e tyre me qëllim për të trembur armikun, por Haka janë kryer edhe për arsye të ndryshme: për përshëndetur mysafirët e shquar, ose për vlerësimin e arritjeve të mëdha, raste tjera apo funerale. Ndërkaq Kapa Haka performancat janë shumë të zakonshme nëpër shkolla.

Ekipet sportive të Zelandës së Re praktikojnë Haka para ndeshjeve të tyre ndërkombëtare. Kjo traditë ka filluar me 1888-1889, gjatë një turneu të ekipit të futbollit të Zelandës së Re, duke u vazhduar nga ekipi ragbi që nga viti 1905. /Telegrafi/