Telegrafi

Kërcimet nga Ura e Fshejtë, hajgare – shikoni ato të Mostarit në Bosnje (Video)

Por, nëse këtë garë e krahasojmë me atë të Urës së Mostarit në Bosnje, del të jetë e nivelit mediokër, si për nga shkathtësitë e garuesve pjesëmarrës, ashtu edhe për nga niveli i organizimit.

Për dallim nga gara e kërcimeve te Ura e Fshejtë, ajo e Urës së Mostarit në Bosnje me të vërtetë është madhështore, shkruan lajmi.net.

Tanimë gara e kërcimeve nga ura e Mostarit, ka marrë karakter ndërkombëtar, me përfshirje edhe të Red Bull, e njohur për organizimin e garave ekstreme më të mëdha nëpër botë.

Për dallim të kërcimeve nga Ura e Feshjtë, ku hedhjet në lum bëhen vetëm në stilin dallëndyshe dhe me këmbë, në atë të Mostarit akrobacionet e kërcimtarëve janë nga më ekstremet.

E përveç kësaj kërcimet nga Ura e Mostarit bëhen nga lartësi edhe më të madhe se ato mbi lumin Drin në pjesën ku ndanë fshatrat e Rahovecit me ato të Gjakovës.