Telegrafi

Kërceu nga shkëmbi famëkeq në ujëra e cekëta të detit (Video)

Adoleshenti i paemëruar nuk e ka marrë për bazë ndalesën dhe ka kërcyer nga shkëmbi famëkeq që ndodhet në Devon të Anglisë.

Megjithëse është rreth 20 metra i lartë dhe për kërcimtarët profesionist nuk përbën rrezik, uji poshtë është shumë i cekët, transmeton Telegrafi.

Mbrojtësit e rendit kanë vënë barriera dhe njoftime, sepse në të njëjtin vend ka pasur raste të shpeshta të vdekjeve.

Gjatë vitit të kaluar, një burrë e ka humbur jetën, sepse u sfidua nga miqtë se do t’ia dilte të kërcente dhe të mos lëndohej. /Telegrafi/