Site icon Telegrafi

Kërceu nga 11 metra lartësi në pishinën me vetëm 30 centimetra ujë (Video)

Professor Splash me kërcimin në lluca të tilla merret prej vitit 1983 dhe thotë se di sekretet e një teknike të veçantë e cila i mundëson që të kërcejë mirë dhe të mos lëndohet kur përplaset në pishinë e cila ka shumë pak ujë.
Shkathtësitë e tij i demonstroi kohë më parë në Trondheim në Norvegji dhe me kërcimin nga 11 metra në një pishinë për fëmijë vendosi rekordin e ri. Taylor i cili është nga Denveri në Colorado, konsiderohet si njëri nga kërcyesit më të mirë në botë në kategorinë e tillë. Taylor sot udhëton nëpër botë, duke prezantuar dhuntitë e tij dhe duk thyer rekordet e vendosura nga vetë ai. /Telegrafi/

Exit mobile version