Telegrafi

Kërceu në ujë nga shkëmbi i lartë 25 metra, bartet me helikopter shkaku i lëndimit (Video)

Pushuesja e panjohur që ka kërcyer nga një shkëmb në Kolorado të Shteteve të Bashkuara, ka mbetur me hundë të gjakosur.

Megjithatë, ajo ka mundur ta pësonte shumë më keq, pasi rënia nga 25 metra lartësi mund ta linte me dëmtime të mëdha trupore.

“Gjërat që nuk duhet të bëni, kur shkoni të pushoni dhe doni të provoni hedhjen në ujë nga lartësia” është një koment rreth ngjarjes.

Me këtë rast, ajo i nxjerri punë edhe mbrojtësve të rendit, të cilët e kanë dërguar me helikopter në spital, nga frika se mund të ketë thyerje eshtrash. /Telegrafi/