Site icon Telegrafi

Kërcënonte me thikë punonjësit e Walmart, por e pësoi keq pasi u godit me një shtyllë

Një veteran rrëzoi një burrë me thikë, i cili po kërcënonte punonjësit dhe blerësit në një Walmart të Karolinës së Jugut, tregon video e incidentit.

Burri po bërtiste dhe tundte një thikë xhepi brenda dyqanit në qytetin e Kolumbisë, duke kërcënuar se do të lëndonte njerëzit, thanë dëshmitarët dhe Departamenti i Sherifit të Qarkut Richland për Fox News.

Demario Davis, një veteran që po bënte pazar me djalin e tij, vuri re njeriun e çmendur dhe priti momentin për të ndërhyrë, raporton nypost.

Watch the latest video at foxnews.com

Ai tha se burri bërtiti “kur policët të vijnë këtu, unë do të filloj t’ju pres të gjithëve”.

Davis tha se pa një klient tjetër që përpiqej ta ndalonte burrin, por ai u përpoq ta priste në fytyrë.

Videoja tregon Davisin duke e rrëmbyer një shtyllë dhe goditur burrin pas kokës. Burri bie në tokë, duke lëshuar thikën dhe një klient tjetër qëndron mbi të.

Klientët e mbajtën sulmuesin poshtë derisa erdhën policët. Zyra e sherifit tha se burri u dërgua në një spital për vlerësim. /Telegrafi/

Exit mobile version