Nikolla Todorov, kandidat për deptuet i OBRM-PDUKM-së, doli në konferencë shtypi për t’u deklaruar kundër vendimit të KSHZ-së për analizë grafologjike të rastit të një nënshkrimi në rajonin e Gostivarit, që lidhet me ankesën e Lëvizjes Besa për parregullsi zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, me këtë rast tentohet që të falsifikohet fitorja e partisë që ai i takon, ndërkaq kërcënoi se disa njerëz do të shkojnë në burg, pasi që tentohet të kënaqet ambicja e LSDM-së.
Ai i porositi anëtarët e KSHZ-së që të mendohen nëse janë të gatshëm që të çojnë në burg shtat persona të pafajshëm dhe a e kuptojnë se çfarë do t’u bëjnë familjeve të tyre.
Todorov mohoi se protestat janë trysni ndaj KSHZ-së dhe deklaroi se nuk ka dijeni nëse protestuesit janë përkrahës të tyre./Telegrafi/