Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Zhegër, pasi që pas një mosmarrëveshje familjare, me thikë e kishte kërcënuar vajzën e tij të mitur.
Pas arrestimit të dyshuarit i është bërë matja me alkool test dhe ka rezultuar se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit – 2.8 promil.
Është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka lëshua aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në ora 21.30, thuhet në raportin e sotëm të rregullt të Policisë së Kosovë.