Një person është arrestuar, pasi kishte shantazhuar të fejuarën e tij se nëse nuk ia jep 1200 euro do t’i publikojë në rrjetet sociale fotografitë intime.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:00, në Gjilan.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/