Site icon Telegrafi

Kërcënon sërish Koreja e Veriut: E kemi vënë gishtin në këmbëz, dhe jemi gati të sulmojmë ishullin Guam me raketa ‘salvo’

Koreja e Veriut ka kërcënuar sërish se do ta sulmojë territorin amerikan në ishullin Guam me raketa “salvo”, pasi Shtetet e Bashkuara së fundmi kryen ushtrime mbi gadishullin Korean.

Qeveria e Kim Jong-un ka paralajmëruar se ushtrimet e përbashkëta të Japonisë dhe Koresë së Jugut, vetëm se kanë rritur përkushtimin “që të bombardohen territoret e Shteteve të Bashkuara”, transmeton Telegrafi.

Në një deklaratë të publikuar në mediat e Koresë  së Veriut, thuhet se Pyongyang ka vëzhguar me vëmendje ushtrimet, dhe kjo po i detyron “ta ofrojnë më shumë gishtin kah këmbëza” për të ndërmarrë një sulm kundër SHBA-ve.

Tensionet u rritën kur dy aeroplanët bombardues supersonik të ushtrisë amerikane fluturuan mbi gadishullin Korean, për t’i treguar muskujt para Pyongyang.

Dy aeroplanët e tipit B-1B Lancers që janë të stacionuar në ishullin Guam kryen një fluturim mbi ishullin Korean gjatë një ushtrimi të përbashkët ushtarak të Japonisë dhe Koresë së Jugut. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version