Telegrafi

Kërcënon Serbia: Do ta privatizojmë Trepçën

Nëse institucionet e Kosovës nuk e tërheqin propozim ligjin, e cila lejon që kombinatin “Trepça” të bëhet pronë e Kosovës, Serbia me anë të një ligji, iniciojë procesin e privatizimit të konglomeratit, njoftoi sot ministri i Ekonomisë së Serbisë, Zhelko Sertiq.

“Ne të gjitha vendimet mbi privatizimin e ndërmarrjeve në Kosovë i kemi tërhequr dhe i kemi shtyrë deri në një njoftim të ardhshëm, në mënyrë që të vazhdojnë bisedimet në Bruksel. Ne kemi bazë të mirë rreth bisedimeve për çështje pronësore”, tha Sertiq për televizionin publik serb, RTS.

Ai kujtoi se, në procesin e privatizimit të ndërmarrjeve, “Trepça” ka marrë tashmë oferta nga vendet e tilla si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Zvicra dhe Hungaria “ku këto vende respektojnë pronësinë” dhe se mund të nisin procedurat e privatizimit të gjigantit kosovar, transmeton Telegrafi.

Duke theksuar se nuk ka dyshim që pronar i gjigantit “Trepça” me rreth 56 për qind të aksioneve, sipas tij, është Fondi për Zhvillim i Republikës së Serbisë, plus 22 për qind të aksioneve janë të kompanive të ndryshme nga Serbia, të tilla, si Gosa, Dunav Insurance, Jugobanka në falimentim, Beograd Banka në falimentim, Termoelektro.

Kujtojmë se qeveria e Kosovës ka miratuar më 14 janar amendamente për projekt-Ligjin e ri për Ndërmarrjet Publike, e cila i kthen pronësinë shtetit të Kosovës. /Telegrafi/