Daniel Jones, i cili e ka kërcënuar me pistoletë lodër një recepsioniste hoteli në Newport South Wales, është dënuar me tre vjet e gjysmë burg.
Burri 37-vjeçar i ka thënë asaj se e ka armën në çantë dhe do ta përdorte, nëse ajo nuk i japë para, por më pas është penduar dhe ka telefonuar Policinë për të njoftuar rastin, transmeton Telegrafi.
“Kam bërë diçka të keqe”, u ka thënë ai forcave të rendit, të cilët e kanë arrestuar pas dhjetë minutave.
Kamerat e sigurisë e kanë filmuar atë duke ia dhënë letrën punonjëses, ku shkruan se është i armatosur dhe duhet t’i bindet urdhrave të tij. /Telegrafi/
https://youtu.be/QUzHXCYmUqU