Site icon Telegrafi

Kërcënon Peniani: Do të godasim bombarduesit amerikanë

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut ka akuzuar presidentin amerikan, Donald Trump se po i shpall luftë vendit të tij.

Ri Jong Ho tha për gazetarët në Nju Jork se Koreja e Veriut ka tani të drejtën për të qëlluar avionët bombardues amerikanë. E sipas tij, Peniani e ka këtë të drejtë edhe kur ata nuk janë në hapësirën ajrore të Koresë së Veriut.

“Bota duhet ta ketë parasysh se është SHBA që po na shpall luftë e para. E duke qenë se Trump po na shpall luftë, të gjitha opsionet do të jenë në tryezën operative të liderit suprem të Republikës Popullore të Koresë së Veriut”, deklaroi ai.

Të dyja palët janë angazhuar në një luftë të ashpër deklaratash. Pavarësisht javëve me tension ekspertët kanë hedhur poshtë rrezikun e konfliktit të drejtpërdrejtë mes SHBA dhe Koresë së Veriut.

Pasi ministri i Jashtëm i Penianit foli në Kombet e Bashkuara të shtunën, Presidenti amerikan u përgjigj me një postim në Twitter ku shkruante se Ri Jong Ho dhe lideri koreano-verior, Kim Jong-un nuk do të ishin rrotull edhe për shumë kohë nëse vazhdonin me retorikat e tyre.

Exit mobile version