Site icon Telegrafi

Kërcënon Napoli, me skuadër të rinjsh kundër Juventusit në ndeshjen kthyese

TURIN, ITALY - FEBRUARY 28: Paulo Dybala (R) of Juventus FC scores his second goal from the penalty spot during the TIM Cup match between Juventus FC and SSC Napoli at Juventus Arena on February 28, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka kërcënuar se do të vendos në fushë skuadrën e të rinjve kundër Juventusit në ndeshjen kthyese të Kupës së Italisë.

Napoli ishte duke fituar 1-0 në Torino, por në pjesën e dytë Juventusi riktheu rezultatin në 3-1, ndërsa gjyqtari Paolo Valeri akordoi dy penallti.

Drejtori i Napolit, Cristian Giuntoli, kishte thënë ditë më parë se në ndeshje pati vendime të turpshme për futbollin.

Sipas Corriere dello Sport, i pari i klubit De Laurentiis, që është në një udhëtim në Los Anxhelos, mund të marrë një vendim të çuditshëm për ndeshjen kthyese.

Thuhet si ai ka lajmëruar në telefon drejtorin Guintoli, ku i ka kërkuar që në ndeshjen kthyese të luajë më skuadrën e fëmijëve në shenjë revolte.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një muaji në Napoli. /Telegrafi/

Exit mobile version