Këngëtari i njohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri ka shprehur përkrahjen për Ramush Haradinaj i cili është ndaluar nga autoritetet franceze duke thënë se nëse nuk lirohet atëherë “do të organizohen protesta”.
Këto Tahiri i ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Lexoni më poshtë postimin e plotë të Tahirit:
Tradhtia e botës ndaj heronjve tanë nuk ka të ndalur!
Deri kurë o populli ynë të arrestohen ata që dhanë gjithçka për këtë atdhe!
O Ramush TRIMI, e pastrove luftën e UÇK-s, e dorzove edhe Kryeministrinë vetëm për ti treguar Botës se edhe pasardhsit tuaj te vriten e të arrestohen, ne kemi berë luften e drejtë dhe gjithnje do të jemi tê tillë.
Kjo është Evropa për të cilën është munduar të ua hup primatin atyre të vdekurve e të gjallëve që bënë pêr ketë vend e për këtë atdhe!
Hala ua plotsojnë qefet Serbisë…..
Nese nuk lirohet RAMUSH HARADINAJ, kush do që organizon Protesta do ta thërras popullatën që të dalim në protesta sikurse nē rastin e Jabllonovicit.
Çka do që është e dëmshme për vendin të ngrihemi në këmbë se duan të na poshtrojnë të gjithve përmes aleatëve të tyre Serbia.
Me vjen keq për këtë qo po iu ndodh veteranëve.
Mjerë Shteti ynë