Vendimi i krerëve të klubit bardh e kaltër erdhi pas vendimeve të fundit të Komisionit Disiplinor për pezullimin e disa anëtarëve të këtij klubi, si rezultat i incidentit që kishte ndodhur në Merdarë fundjavën e kaluar, pas ndeshjes Hysi – Prishtina, ku pati përleshje në mes të të dyja palëve.
“Ne nuk do ta zhvillojmë asnjë ndeshje që e organizon FFK derisa nuk ndryshohen Komisionet. Vendimet e tyre nuk janë të njëjta për të gjitha klubet. Nëse nuk ndërrohen këto komisione, ne nuk do t’i vazhdojmë garat, do të tërhiqemi”, ka kërcënuar kryetari i klubit llapjan, Hysen Sadiku, raporton Express.
Ai po ashtu ka kërkuar që të ndalen një herë e përgjithmonë incidentet që ndodhën në Merdarë, pasi i frikësohet më të keqes – vdekjes së ndokujt. Kryesia e Hysit pritet të mblidhet sonte, për të diskutuar për ngjarjet e fundit. /Telegrafi/