Telegrafi

Kërcënon gazetarët në rrjete sociale, kallëzim penal për banorin nga Tearca

SAN ANSELMO, CA - MAY 09: The Facebook website is displayed on a laptop computer on May 9, 2011 in San Anselmo, California. An investigation by The Pew Research Center found that Facebook has become a player in the news industry as the popular social media site is driving an increasing amount of traffic to news web sites. (Photo Illustration by Justin Sullivan/Getty Images)

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se sot 36 vjeçarit i është parashtruar kallëzim penal për kërcënim ndaj gazetarëve.

Rastin në polici e ka paraqitur Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, duke publikuar tekstin kërcënues në rrjetin social “Facebook”.

“SPB Tetovë parashtroi kallëzim penal kundër A.E (36) nga fshati Tearcë e Tetovës për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale ‘rrezikim të sigurisë'”, thuhet në raportin policor.

Nga MPB bëjnë të ditur se rasti polici është paraqitur më 22.03.2021, ndërsa në kërcënime janë përfshirë gazetarët dhe disa media./Telegrafi/