Policia e Kosovës në fshatin Hajvali të Prishtinës ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka kanosur familjarët e tij me vrasje.
Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur më 27.08.2017 në orët e pasdites.
I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/