Site icon Telegrafi

Kërcënojnë punëtorin, e mbushin veturën me derivate dhe ikin

Foto: Ilustrim

Një punëtor i një pompe të derivateve të hënën është kërcënuar me thikë nga katër persona.

Ngjarja ka ndodhur në  orën 3:30, në rrugën  “Kamenicës” në Gjilan.

Pasi e kanë kërcënuar punëtorin, të dyshuarit kanë mbushur veturën me derivate dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkaq, katër të dyshuarit janë arrestuar nga Policia e Kosovës, ku me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Exit mobile version