Site icon Telegrafi

Kërcënoi se do ta hedh në erë aeroplanin që fluturonte në Rusi, pasagjerët “neutralizojnë” burrin (Video)

Ky është momenti kur pasagjerët “neutralizojnë” një burrë, i cili raportohet se kishte kërcënuar se do ta hedh në ajër aeroplanin.

Pasagjeri i paemëruar 32-vjeç, kishte hipur në aeroplan në Moskë i cili për destinacion kishte qytetit Vladivostok në pjesën juglindore të Rusisë, transmeton Telegrafi.

Mediat lokale raportojnë se bëhet fjalë për shefin e një kompanie marketingu, i cili kishte kërcënuar pasagjerët se do ta hedh në ajër aeroplanin, dhe kishte goditur me grusht në fytyrë një bashkudhëtarë kur i është kërkuar të qetësohet.

Videoja amatore e publikuar më poshtë shfaq pasagjerët që kishin bashkuar forcat për ta neutralizuar sulmuesin. Ai për disa sekonda është munduar t’i rezistojë turmës, megjithatë humbi betejën kur e përplasën për tokë.

Me të aterruar në pistë, 32-vjeçari është arrestuar nga policia, ndërsa sharjet dhe kërcënimet i vazhdoi derisa e futën në veturë për në stacionin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version