Site icon Telegrafi

Kërcënoi se do të hidhej nga vinçi, zbret pas 60 minutash (Video)

Një person ka hipur për 60 minuta në një vinç në qendër të Tiranës, duke kërcënuar se do të hidhej nga atje. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:40 pranë Pallatit të Kulturës në kryeqytet.

Ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë drejt këtij veprimi.

Kanë qenë qytetarë të rastit ata që kanë njoftuar policinë, sapo kanë parë burrin mbi vinç, në një lartësi të konsiderueshme.

Sakaq, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe të cilët nisën negocioatat me të riun, që të zbresë.

Menjëherë, për ngjarjen u angazhuan edhe forcat e shpëtimit, ndërsa në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”, i riu shfaqej mbi vinç duke pirë cigare, teksa flet me dikë në celular.

Janë dashur rreth 60 minuta negociata për ta bindur 35-vjeçarin, Zaimir Zalli që të zbresë nga vinçi./BW/

Exit mobile version