Plaçkitësi i paidentifikuar, i ka kërcënuar me thikë punonjësit e një lokali McDonald’s në Londër, para se të largohet me një kuti parash që përdoren për lojën Monopoli.
Pamjet e frikshme e tregojnë njeriun e maskuar, që kërcënon me tehun e gjatë, para se të hyjë dhunshëm në banak dhe të grabitë kutinë, transmeton Telegrafi.
Brenda kësaj të fundit, ndodheshin edhe disa ‘vouchers’ të cilat u shpërndahen klientëve, për të fituar shpërblime të ndryshme. Por, këto mund të bllokohen shumë shpejtë dhe të jenë të pavlefshme.
Forcat e rendit janë vënë në kërkim të hajnit, që do të akuzohet për kërcënim të armatosur, megjithëse u larguar me një tufë letrash të pavlefshme. /Telegrafi/
https://youtu.be/FnWynGXwVSk