Mëngjesin e të hënës muzikanti Dr. Dre e gjeti veten në prangat e policisë amerikane, pas një denoncimi të bërë nga fqinji i tij në Malibu.
Sipas fqinjit, shtëpia e producentit të famshëm është e pajisur me armë të cilat muzikanti i nxjerr pa problem në publik.
Ai vendosi ta denonconte reperin, pasi kishte parë që ai kishte kërcënuar një person që e kishte ndaluar makinën në pronën e tij dhe ishte gati të hapte zjarr, transmeton TCH.
51-vjeçari u tregua i qetë dhe i gatshëm të bashkëpunonte me policinë, por asnjë armë nuk u gjet në shtëpinë e tij.
Megjithëse tashmë është i lirë nga prangat ai pritet të paraqitet në gjyq, pasi kjo nuk është hera e parë që fqinjët ankohen për të.