I arrestuari është Helidon Marku, banues në lagjen “Skënderbeg”, i cili kërcënoi me pistoletë punonjësin e policisë së Shkodrës me inicialet S.D. Pas kërcënimit, Marku është larguar nga vendngjarja por, punonjësit e policisë së Shkodës kanë mundur ta arrestojnë atë rreth orës 23:00.
Ndaj Markut ka nisur procedimi gjyqësor për veprat penale të “kanosjes për shkak të detyrës” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”. /Telegrafi/