Telegrafi

Kërcënohet me vdekje aktorja franceze shkaku i Pitt dhe Joliet (Foto)

Mendohet se shkaku i ndarjes së Angelina Jolie nga Brad Pitt është aktorja franceze Marion Cotillard.

Megjithëse aktorja franceze e ka përgënjeshtruar këtë fakt, ajo ka marrë kërcënime me vdekje për të cilën gjë ka marrë masa policia duke qëndruar 24 orë para shtëpisë së aktores në Paris.

Fansat e Pitt dhe Jolie i kanë dërguar mesazhe kërcënuese në llogaritë personale të mediave sociale, transmeton Telegrafi.

Vlen të theksohet se Angelina i ka dhënë fund martesës me aktorin Pitt, të cilën gjë e kanë konfirmuar përmes një mesazhi të dërguar fansave dhe mediave.

Kujtojmë se aktorja franceze është shtatzënë me regjisorin francez Guillaume Canet. /Telegrafi/