Sipas burimeve të portalit Arbresh.info, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është kërcënuar.
Ahmetit ky kërcënim i ka ardhur nëpërmjet rrjetit social Facebook, mirëpo ende nuk dihet se me çka ka pasur të bëjë kërcënimi.
Po ashtu sipas burimeve i pari i Prishtinës e ka lajmëruar kërcënimin në Departamentin e Krimeve të Rënda në Polici dhe tani ata janë duke u marrë me këtë rast.
Portali ka provuar të kontaktojë Ahmetin për të marr një përgjigje lidhur me këtë rast mirëpo ai nuk ka hapur telefonin.