Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka marrë një kërcënim serioz.
I pari i Prishtinës, është kërcënuar nga një person në Facebook dhe pas kësaj Ahmeti ka paraqitur rastin edhe në polici.
Kërcënimi është paraqitur edhe në raportin e policisë së Kosovës më datën 2 mars, ku thuhet se njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastin, transmeton Magazina.al.
“Viktima mashkull K–Shqiptar ka raportuar se është kanosur përmes rrjetit social Facebook. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse”, thuhet në raportin e policisë.
Sipas burimeve, policia e Kosovës janë duke u munduar që ta lokalizojnë vendin nga ka ardhur kërcënimi. /Magazina.al/