Emily Lance nga Philadelphia e Shteteve të Bashkuara, e ka realizuar një video ku shfaqet duke urinuar me flamurin amerikan.
Derisa të vendasit e saj festonin pavarësinë e vendit, ajo kreu këtë veprim të pështirë si formë e të drejtës së shprehjes së lirë.
“E drejta e shprehjes dhe fjalës, nënkupton se unë mund të bëj çfarëdo, derisa nuk iu lëndoi fizikisht, por nuk mund të them njëjtë edhe për ndjenjat e juaja të çmuara”, shkruante në përshkrimin e videos, që tani është hequr nga interneti.
Mirëpo, askush nuk e ka pëlqyer veprimin e saj, duke e kritikuar ashpër dhe kërcënuar për ndotje dhe ofendim.
“Sikur të isha armik i Amerikës, nuk do ta mbështesja këtë ide të çmendur”, është një nga komentet që e shoqëron rastin.
Ende nuk është ndërmarrë ndonjë veprim ligjor ndaj saj. /Telegrafi/