Telegrafi

Kërcënohet një zyrtar në Pejë

Një person zyrtar në Pejë ka raportuar se përmes telefonit është kanosur verbalisht nga një i dyshuar.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Po ashtu, një person është shoqëruar në stacion policor në Gjilan, pasi që ka penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.