Site icon Telegrafi

Kërcënohet një eksperte e imunologjisë në Itali – pranon plumbin brenda një letre

Një prej ekspertëve kryesore të imunologjisë në Itali për coronavirusin iu është dhënë mbrojtja policore pasi asaj iu dërgua një plumb brenda një letre që kërcënonte atë dhe familjen e saj.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, profesoresha Antonella Viola me sa duket ishte në cak për shkak të mbështetjes së saj publike për vaksinimin e fëmijëve.

Siç raportohet, figura publike janë vënë nën kërcënim të shtuar në disa vende evropiane këtë javë.

Një numër deputetësh francezë u kërcënuan teksa debatonin një ligj për pasaportën e vaksinimit.

Të mërkurën mbrëma, shtëpia e lideres politike holandeze, Sigrid Kaag, u sulmua nga një person i teorive konspirative duke tundur një pishtar të ndezur dhe duke e transmetuar atë drejtpërdrejt në Facebook.

Në Itali, imunologia Viola – drejtuese e një instituti kërkimor pediatrik në qytetin verior të Padua-s – konfirmoi në Facebook se kishte pranuar një plumb dhe një letër që e kërcënonte atë ose familjen e saj se do të pushkatohej nëse nuk pranon të lobojë kundër vaksinimit të fëmijëve.

“Këta njerëz janë kundër-vaksinimit që dinë vetëm të urrejnë, të refuzojnë logjikën dhe ligjet si dhe të krijojnë tension e dhunë”, tha ajo, duke këmbëngulur se do t’i jepte gjithmonë një zë shkencës. /Telegrafi/

Exit mobile version