Gjatë ditës së sotme në Prokurorinë Themelore të Gjakovës është kërcënuar punonjësi i sigurimit.
Gjatë ditës së sotme, një ish-zyrtar ligjor në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, tash avokat Y.GJ., nga Gjakova, ka kanosur personin D.K., nga personeli i sigurimit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë.
Siç bën të ditur kjo prokurori, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 11:00, përderisa i dëmtuari D.K, ishte duke e kryer detyrën e tij të punës, avokati Y.GJ, nuk e ka përfillur atë dhe procedurat e rregullores së Prokurorisë, duke hyrë brenda në Prokurori, dhe përderisa ka dalë jashtë e ka kanosur (kërcënuar) atë.
Për rastin e njëjtë është lajmëruar policia, e cila është në ndjekje të personit Y.GJ.