Kryetari i Komunës së Kumanovës deri tek SPB Kumanovë ka lajmëruar se dy herë iu është dërguar nëpërmjet mesazheve sms me përmbajtje kërcënuese tek ai dhe djali i tij. Pas masave të mara Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë deri tek Prokuroria Publike ka ngritur padi penale ndaj një 34 vjeçari banor i Kumanovës për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim të sigurisë”.
Pas marrjes së masave personi është i privuar nga liria, ndërsa siç theksojnë nga policia iu është marr telefoni, shkopi i bejsbollit, katër paketa me lëndë narkotike mariuhanë dhe një kartelë sim telefoni.
Gjithashtu, pas marrjes së masave, u konstatuar se personi është kryerës i dy veprave penale “dëmtim të objekteve të huaja”, para disa ditëve është lajmëruar se ka dëmtuar dy shtabe të parisë politike të LSDM-së. /Telegrafi/