Telegrafi

Kërcënohet kreatori i kukullës së Kim Jong-un (Video)

North Korea 'trying to stop plans for Kim Jong-un action figure' METRO GRAB taken from Karl Holmstrom's Kickstarter page: https://www.kickstarter.com/projects/1514980463/kim-jong-un-action-figure Credit: Kickstarter/Karl Holmstrom

Karl Holmstron që punon në Belfast të Irlandës, është kërcënuar për shkak se ka punuar kukullën që ngjanë me diktatorin e Koresë së Veriut.

Suedezi 32-vjeçar, që po kërkon fonde për ta futur në prodhim figurën e Kim Jong-un, ka marrë dy telefonata të dyshimta, si dhe i janë bllokuar llogaritë në internet, transmeton Telegrafi.

Nga frika se po ndiqet nga inteligjenca e koreane, ai e ka larguar përkohësisht projektin nga interneti dhe po pret që të hetohet rasti.

Në anën tjetër, përmes ilustrimit të publikuar shfaqet diktatori si një hero që me lehtësi mposhtë armiqtë, përfshirë edhe të vëllain. /Telegrafi/