Telegrafi

Kërcënohet drejtori i RTV Dukagjini, Ermal Panduri

Drejtori i televizionit “RTV Dukagjini”, Ermal Panduri, ka njoftuar se është kërcënuar nga një qytetar përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook.

Panduri ka postuar një fotografi, ku shihet një mesazh nga një person me emër e mbiemër, nga i cili kërcënohet me jetë.

“Ky djali po më kërcënon me jetë, po ma shan krejt familjen!  Si ky janë shumë, por të mirët janë më shumë.

RTV Dukagjinit i dihet adresa! Ndërkohë unë jetoj në Prishtinë, në rrugën Lordi Bajron! H1/45!

Të presim unë edhe familja ime, hajde pijm çaj”, ka shkruar Panduri në Facebook.

Kërcënuesi e ka fyer edhe familjen e Pandurit. /Telegrafi/