Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi është kërcënuar gjatë natës së mbrëmshme në Prishtinë.
Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Rajonin e Prishtinës ka thënë e gjatë ditës së premte është raportuar një rast i kërcënimit.
“Sot rreth orës 18:00 në stacionin policor Qendra në Prishtinë është hapur një rast kanosje. Rasti ka ndodhur në rrugën “Xheladin Hana “ në Prishtinë. Nga persona të dyshuar është kërcënuar ankuesi N.Th”, ka thënë Ahmeti, për Kallxo.com.
Ajo tutje ka shtuar se në lidhje me rastin po merren njësitet përkatëse.
Burime të portalit kanë thënë se Thaçi është kërcënuar gjatë mbrëmjes në lidhje me një konkurs, i cili është hapur në KEK.