Telegrafi

Kërcënohet artistja që bëri portretin nudo të Donald Trumpit (Foto, +18)

Republican U.S. presidential candidate Donald Trump speaks to supporters during a campaign rally in Warren, Michigan, March 4, 2016. REUTERS/Carlos Barria - RTS9BR8

Një pikturë në të cilën shfaqet nudo kandidati potencial i republikanëve në SHBA për garën presidenciale të nëntorit, Donald Trump, pritet të shfaqet të hënën në një galeri arti në Londër, për t’u shitur. Çmimi i saj fillon nga miliona funte.

Galeria “Maddox” do të shfaq pikturën, që titullohet “Ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”.

Piktura është krijim i artistes nga Los Angelosi, Illma Gore, e cila është ballafaquar deri më tani me sulme të ndryshme. Ky imazh është bllokuar nga disa ueb-faqe e rrjete sociale, si Facebook dhe Instagram.

“Çfarë do të bëni? Do ta mbuloni Davidin e Michelangelos?”, pyeti drejtori i Galerisë “Maddox”, James Nicholls.

Artistja Gore, që është vetëm 24 vjeçe, tha se ka marrë edhe kërcënime për këtë vepër të saj, madje me vdekje. /oranews/