I vuri armën në kokë, por plaçkitësi i maskuar u detyrua të largohet i turpëruar, nga gruaja që iu kundërvu duarthatë.
Derisa ishte para shtëpisë së saj në Lucknow të Indisë, para saj ndaluan dy të panjohur me motoçikletë dhe njëri prej tyre zbriti që t’i shkojë pranë, transmeton Telegrafi.
Në momentin që e kërcënoi me armë dhe ia kërkoi zinxhirin që kishte në qafë, gruaja e përzuri dhe e zbrapsi, vetëm duke e qëlluar me dorë.
Ditë më parë, në të njëjtin qytet, kishte pasur një vjedhje të njëjtë, ku ishte shtënë edhe me armë, por nuk ka pasur viktima.
Hetuesit janë duke kërkuar informata, me besimin se të maskuarit janë të përfshirë edhe në ngjarjen e mëparshme. /Telegrafi/