Të punësuarve në Radio Televizionin e Maqedonisë, ditëve të fundit po ju shtohen presionet dhe kërcënimet se nuk do të marrin rrogat e tyre nëse formohet qeveria e re. Sipas portalit A1on, ata që janë të dëgjueshëm dhe shkojnë në protesta nuk do të preken.
“Na thonë se nuk do të shohim rroga nëse bie kjo qeveri dhe vjen tjetër nga opozita. Për RTV na thonë skenarët më të zi, por ajo që na revolton më shumë është ajo se na numërojnë dhe na detyrojnë të dalim në protesta të “Për Maqedoni të përbashkët”. Punëtorët tanë janë në radhët e para, ndërsa disa edhe bëjnë thirrje gjatë protestave”, thotë një i punësuar në RTV për portalin A1on.
I punësuari në RTV e Maqedonisë thotë se pjesëmarrësit aktiv në protesta janë edhe bartës të projekteve të jashtme në shërbimin publik./Telegrafi/