Site icon Telegrafi

Kërcënimi i parë i Serbisë për fqinjtë në Vitin e Ri

Ushtria e Serbisë sot është mjaftueshme e fuqishme që të jetë faktor determinues dhe pak kush mund të mendoj për atë që ta sulmojë Serbinë.

Kështu e ka nisur më kërcënim për fqinjët vitin e ri 2018 ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin. Ai këtë fuqi e ka bazuar edhe në blerjen e armëve të reja nga Rusia gjatë vitit të kaluar.
“Një sulm eventual ndaj Serbisë do të kishte çmim të lartë”, ka thënë ai.

Në një intervistë për pink, ai ka shtuar se përveç blerjes së gjashtë aeroplanëve MIG nga Rusia dhe 30 tankeve të modernizuara E72, gjatë këtij viti do t’i porosisin edhe 30 mjeta të rënda të këmbësorisë.

Serbia gjatë vitit që e lamë pas shpesh herë ka pasur probleme politike sidomos me Kroacinë.

Ushtarakisht Serbia dhe Kroacia janë forcuar dukshëm. Serbia ka blerë dhe po blen armatim nga Rusia.

Exit mobile version