Site icon Telegrafi

Kërcënimi i Nikolliqit: Prishtina e di fuqinë tonë (Video)

Dushkajën që është simbol i Krishtlindjeve Ortodokse, Presidenti i Serbisë të premten e vendosi në Zyrat e tij. Një ceremoni të tillë, Tomislëav Nikolëiq e kishte planifikuar tash e disa ditë ta bënte në Shtërpcë të Kosovës, por shteti të cilin ai e quan Krahinë serbe, ia ndaloi ardhjen. Kjo bëri që ai të tregohet i padurueshëm.

“Pasioni i tyre ndaj të ashtuquajturës pavarësi i bënë ata të paraqiten se nuk kanë mend të vlerësojnë se çka është e çka jo e mundur. E pikërisht kjo pavarësia nuk është mundur, andaj ajo po i shtyn ata që të përlahen me ne”, pohoi Nikolliq.

Kryetari i Serbisë, i njohur për retorikën e tij nacionaliste më pas edhe kërcënoi në adresë të Kosovës.

“Ata e kuptojnë mirësinë tonë si dobësi. Ju them se Serbia nuk është e dobët dhe këtë e di shumëkush dhe pikërisht këtë mbase më së miri se kushdo tjetër e di administrata në Prishtinë”, ka thënë ai. /Klan Kosova/

Exit mobile version