Një ditë pasi u raportua se kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetë të kësaj partie janë kërcënuar, lideri i LDK-së tha se nuk ndihen absolutisht të kërcënuar.
Ai tha se sot kanë shkruar si zakonisht në Kuvend pa pasur nevojë për mbrojtje të afërt.
“…Nuk ndihemi absolutisht të rrezikuar. Policia e Kosovës dhe organet e tjera të rendit janë duke u marrë me këtë çështje… Unë sot në Kuvend kam ardhur si zakonisht pa pasur nevojë për mbrojtje të afërt” , është shprehur Abdixhiku i LDK-së.
Ndryshe, mbrëmë u raportua për një kërcënim ndaj Lumir Abdixhiku, Abdullah Hoti, Armend Zemaj dhe Arben Gashi.
Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala të mërkurën mbrëma tha se atentati ishte planifikuar për arsye politike dhe se në plan për atentat janë të përfshira dy organizata.
“Njëra organizatë pretendohet se vepron në Kosova derisa tjetra jashtë Kosovës. Ajo që vepron jashtë Kosovës ka marrë përsipër të financojë ekzekutimin e këtij plani”, deklaroi tutje Shala. /Telegrafi/