Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar pas deklaratave tendencioze të Milorad Dodik, presidenti i etnitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, i cili ka thënë se “Republika Srpska, Serbia, Kosova dhe Mali i Zi do të bëhen një shtet”.
Rama ka thënë se është i befasuar për mosreagim ndërkombëtarë ndaj deklaratës nxitëse të Dodik.
Ai beson se partnerët ndërkombëtarë megjithatë do të reagojnë.
“Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të them se jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!”, ka shkruar Rama.
Më herët pati reagim edhe nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq.
Milatoviq ka thënë se deklarata e Milorad Dodik ishte një deklaratë e keqe dhe se kjo, sipas tij, është e qartë për të gjithë.
Ndërkaq, Dodik kishte thënë se “jetojmë në një epokë kur pas disa vitesh apo dekadash do të duhet të krijohet një konfigurim i ri i botës, dhe serbët nuk duhet të kapen në befasi. Por tani duhet të themi se në këtë shekull duam një shtet të vetëm të përbërë nga Republika Srpska, Serbia, Kosova – dhe, nëse një vendim i tillë është demokratik, edhe Mali i Zi”.
Sipas tij, kjo është diçka që duhet respektuar si interes i fuqishëm kombëtar serb në këto zona, por se siç ka shtuar ai, ky shtet i unifikuar duhet të formohet me mjete demokratike dhe me masa politike, jo me luftë./Telegrafi/
Three days have passed since the dangerous and inflammatory remarks were made against Bosnia and Herzegovina, Kosova, and Montenegro. I must confess, I am surprised by the lack of reaction from our EU partners so far, and I sincerely hope that this silence will be broken as soon…
— Edi Rama (@ediramaal) October 31, 2023