Një burrë ka shkaktuar kaos në paradën e homoseksualëve në Shtetet e Bashkuara duke lënë 7 persona të lënduar.
Shtetasi amerikan që është identifikuar si Aftabjit Singh, 38 vjeç, u arrestua nga policia.
Ai dyshohet se qëlloi me armë BB, e cila gjuan predha të vogla me top metalik, në kryeqytetin Uashington në shtunën.
Një numër personash raportuan se dëgjuan të shtëna armësh para se turma të largohej e trembur.
Zyrtarët ende nuk kanë të dhëna rreth këtyre deklaratave.
Ai është i akuzuar për posedim të një arme ilegale BB, e cila ka përmbajtje të rrezikshme. Pritet që sot (10 qershor) të mbahet seanca gjyqësore ku do të jepet vendimi për të.
Elizabeth Hernandez, 19 vjece, tha për AP se dëgjoi “pop, pop” gjatë paradës. Më pas shtoi se vrapoi, hyri në një restorant dhe u fsheh në tualet.
Disa dëshmitarë të tjerë deklaruan se dëgjuan zhurma të pengesave metalike, të cilat po rrëzoheshin.