Site icon Telegrafi

Kërcënime të reja për bombë në shkollat e Shkupit

Email me kërcënime të reja për bombë kanë mbërritur në adresat e shkollave të mesme të Shkupit “Josip Broz-Tito” dhe “Vllado Tasevski”.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë marrë masa për evakuimin e sigurt të shkollave dhe po kryhen kontrolle antiterror.

“Sot në SPB Shkup rreth orës 09:30 është raportuar se në adresat elektronike të dy shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për eksploziv. Menjëherë pas marrjes së denoncimit, nga policia janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave. Po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren   masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Kjo është hera e gjashtë që raportohet për bomba në shkollat ​​e mesme të kryeqytetit./Telegrafi/

Exit mobile version